Analiza e ISHMP-së: Dyfishim të inspektimeve në 2016

23/02/2017 00:00

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit ka pasur një dyfishim të inspektimeve në vitin 2016, krahasuar me vitin e mëparshëm.

Kreu i këtij institucioni, Ergys Agasi gjatë analizës së punës për 2016 tha se ka pasur dyfishim të sanksioneve administrative subjekteve industriale.

Gjithashtu janë vendosur gjoba për mbetjet urbane për 5 kryetarë bashkish. Gjoba janë vendosur dhe ndaj institucioneve publike spitalore për mbetjet spitalore.

Top Channel