Kati i sipërm i një pallati në Gramsh u shkrumbua plotësisht mbrëmjen e së hënës nga një zjarr i përmasave të mëdha, i cili rrezikoi edhe ndërtesat përreth.
18 familje, mes të cilëve edhe një 75-vjeçare, u evakuuan nga policia ndërkohë që u morën masat që të largoheshin edhe banorët e pallateve të tjera të rrezikuara.
Si rezultat ka pasur vetëm dëme materiale ku janë djegur 6 banesa, shkak dyshohet të ketë qenë soba me dru e një banesë.
Zjarri fillimisht nisi në njërin prej apartamenteve dhe u përhap me shpejtësi në të gjithë katin për shkak të çatisë së përbashkët prej druri.
Jane dashur më tepër se 3 orë që zjarrfikësja e Gramshit dhe ajo e Elbasanit të vinin nën kontroll flakët dhe të shpëtonin të paktën ndërtesat e tjera.
Top Channel