Pas disa ditësh me mot të qëndrueshëm në verilindje, të dielën janë rikthyer sërish reshjet e borës.

Reshjet e shiut, që filluan në pjesën e dytë të ditës pas rënies së temperaturave në 0 gradë, u shëndrruan në borë në të gjithë territorin, përfshi edhe qytetin e Kukësit.

Në lartësitë 800 m, trashësia e borës shkoi deri në 5 centimetra. Prani të reshjeve të dëborës pati edhe në “Rrugën e Kombit” dhe në Tunelin e Kalimashit, ndërkohë që autostrada dhe rrugët  e tjera nacionale dhe rurale janë të hapura për qarkullim.

Top Channel