Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, Arsimi Profesional kalon në varësi të Shërbimit Kombëtar të Punës, institucion që me ndryshimet e fundit do të shndërrohet në Agjencinë për Profesione dhe Kualifikime.

“Ko bëhet me një qëllim të vetëm për të lidhur në të njëjtën zyrë edukimin me punësimin dhe për ti ardhur në ndihmë tregut të punës. Ne na duhet të transformojmë shërbimin, më pranë qytetarëve, nga një shërbim në bazë rrethi në një shërbim që ofrohet në çdo bashki. Në të 61 bashkitë e vendit do të ketë zyra pune. Duhet ti shërbejmë më afër dhe më mirë biznesit dhe punëkërkuesve, tha ministri Klosi.
 
Nga Analiza Vjetore e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, ministri Klosi foli edhe për punësimet e reja, duke sfiduar edhe opozitën, që sipas tij, përpara se të bëjë deklarata bën mirë ti referohet shifrave

“Gjetëm 153 mijë punëkërkues të papunë. Sot falë reformës së thellë, shndërrimit të zyrave të punës në zyrat e besimit të bisnesit dhe qytetarëve,  janë orientuar më shumë se 53 mijë qytetarë drejt tregut të punës. Sot janë 40 mijë vende të lira pune”, u shpreh Klosi.

Top Channel