Rama, homazhe në nder të Rugovës dhe Jasharit
17/02/2017 00:00
Kryeministri Edi Rama, në vijim të qëndrimit në Kosovë, ka bërë këtë të premte homazhe me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë me dije se është ndalur tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe luftëtarit Adem Jashari.
“Homazhe në respekt e mirënjohje të thellë ndaj Presidentit Ibrahim Rugova, heroit të Kosovës Adem Jashari, si edhe ndaj të gjithë luftëtarëve të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Rama.
Top Channel