Kompania britanike “Provenance”, (Prejardhja) tenton të hedhë dritë mbi origjinën e produkteve që blejmë.

Ajo ka krijuar një aplikacion që i jep mundësi shitësve dhe blerësve të shohin se nga vjen produkti, që nga vendi i origjinës deri në momentin e shitjes.

“Pas çdo produkti është një zinxhir kompleks njerëzish dhe vendesh, dhe kjo është shumë e rëndësishme kur njerëzit blejnë gjëra. Provenance tenton të bëjë gjithë këtë informacion transparent për blerësit, por dhe për bizneset, të gjithë së bashku në zinxhirin e furnizimit”, thotë Jessie Baker, themeluese e saj.

Provenance siguron një histori digjitale për shitësit dhe blerësit. Ajo mund të gjurmojë prejardhjen e peshkut, qumështit, vezëve, frutave, dhe gjithashtu përdoret të dokumentojë burimin e çdo produkti.

Provenance u krijua në 2013 dhe ka staf në katër shtete, Britani, SHBA, France dhe Gjermani.

Top Channel