Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, emërime të reja në disa drejtori kufitare dhe komisariate
Shoqata Shqiptare e Bankave dënon grabitjen e ndodhur dy ditë më parë në rrugën e Rinasit të autoblindave që transportonin para në aeroport.
Sipas saj, ligjet përcaktojnë se bankat nuk kanë përgjegjësi për transportin e parave. Ky proces, nënvizon, shoqata është në dorë të shoqërive private të ruajtjes fizike të licensuara.
“Shoqata Shqiptare e Bankave, pasi ka evidentuar elementët e rrezikut gjatë transportimit të vlerave monetare, ka kërkuar për më tepër se 7 muaj pranë autoriteteve vendosjen e standardeve për transportimin e vlerave monetare në kuadrin rregullator përkatës, i cili ende nuk është plotësuar”, thuhet në reagim.
Shoqërimi i vlerave monetare nga Policia e Shtetit është i mirëpritur nga shoqata. Ajo përshëndet edhe për ngritjen e grupit punës të përbashkët që do të shqyrtojë planin e masave për parandalimin këtyre ngjarjeve të përsëritura.
Top Channel