Gjykata Administrative nuk i kthen mandatin Dashamir Tahirit
10/02/2017 00:00
Pas rrëzimit të kërkesës së Shkëlqim Selamit një ditë më parë, Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesë-padinë edhe për ish deputetin Dashamir Tahiri për rikthimin e mandatit të deputetit.
Që prej fillimit të janarit ish-deputeti kërkoi shfuqizimin e vendimit të KQZ dhe rikthimin e mandatit të deputetit.
Në fundt të muajit dhjetor për të dy ish-deputetët, Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve heqjen e mandatit, pasi sipas ligjit të dekriminalizimit, ata nuk kishin treguar në formularët e deklarimit mbi problemet me drejtësinë që kanë pasur në Itali.
Top Channel