Grabitja, kryekomisar Nasufi: U njoftuam me vonesë

09/02/2017 00:00

Kryekomisar Arben Nasufi deklaroi në Top Story se policia është njoftuar rreth 10-12 minuta me vonesë për grabitjen në rrugën e Rinasit.

Ai tha se patrulla më e afërt e policisë ka qenë në Qafë-Kashar, rreth 4-5 kilometra larg vendit të ngjarjes.
 
“Patrulla e ka raportuar që eskorta me mjetet e blinduara  ka kaluar në drejtim të Rinasit dhe pas 10-12 minutash ka ardhur telefonata në sallën operative. Telefonata e parë kanë qenë për të shtëna me armë zjarri. Patrulla ka lënë makinën për shkak të trafikut dhe ka vrapuar në këmbë dhe kanë mbërritur në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Nasufi u shpreh se automjetet e grabitësve kanë përdorur rrugën kryesore disa metra dhe më pas janë futur në rrugë arash të zonës.

“Automjetet e grabitësve kanë përdorur rrugën kryesore pak dhe më pas kanë dalë në rrugë parcelash. Telefonata e parë ka ardhur 7-8 minuta me vonesë nga ngjarja. Koha e njoftimit është shumë e vonuar, si nga qytetarët ashtu edhe nga policia private që duhej të njoftonte menjëherë”, tha ai.

Nasufi u shpreh se të dyja mjetet, si ai ku ndodhej shumë e parave ashtu edhe mjeti shoqërues ishin të modifikuar për këtë transportit.

Ai shprehu bindjen se ngjarja në fjalë do të zbardhet.

“Kjo ngjarje shumë shpejt do të zbulohet. Shumë shpejt do të ketë edhe kjo zbulimin e saj”, u shpreh ai. 

Top Channel