Gjirokastër, 49-vjeçarja kërcënon me vetëdjegie para gjykatës

09/02/2017 00:00

Shadije Hysa, një 49-vjeçare nga fshati Dukaj i Tepelenës ka tentuar sot të vetëdigjet përpara selisë së gjykatës në Gjirokastër.

Me një bidon me benzinë në dorë, ajo ka kërkuar të drjetat e saj, që prej shumë vitesh nuk po i gjen.

Gruaja ka shumë vite që endet dyerve të policisë së Tepelnës dhe gjykatës për disa çështje të pronave, por edhe dhunës fizike që ushtrohet ndaj saj në fshatin ku ajo banon.

Hysa pohon se ka bërë shpesh denoncime, por nga ana e instancave përkatëse nuk i është dhënë asnjëherë përgjigje dhe zgjidhje.

Shadije Hysa jeton e vetme në fshatin Dukaj, pasi prej 4 vitesh bashkëshorti i saj është ndarë nga jeta e po ashtu edhe djali i cili ishte i sëmurë.

Top Channel