Vranësira dhe reshje shiu të pakta, si parashikohet moti për këtë të premte Ende vijojnë kërkimet për tre minatorët kinezë të bllokuar në brendësi të minierës së Bulqizës.
Për të monitoruar situatën në minierë, i pranishëm ishte edhe zv/ministri i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Gëzim Musabelliu, sipas të cilit, kërkimet e deritanishme për 3 specialistët kinezë të mbetur në thellësi të nëntokës, nuk kanë dhënë rezultate.
Kjo ka ardhur për faktin se ende përqindja e gazit të hidrogjenit në thellësi të nëntokës viijon të jetë e lartë. Gjatë kësaj periudhe, nga dy grupet, ai i specialistëve të RISHM-it dhe avaro-shpëtimit të minierës, është punuar prej 4 ditësh me ritme shumë të mira dhe të larta.
Aktualisht, në nivelin e 16 janë vendosur dy ventilatorë, njëri për tërheqjen e gazit të papastër nga niveli i 21, ku dhe ndodhi aksidenti dhe tjetri për dërgimin e ajrit të pastër në nivelin 21, gjë e cila ka dhënë dhe rezultat për hollimin e gazit hidrogjen.
Burime nga miniera bëjnë me dije se sot niveli i gazit është ulur dhe gjatë mesditës pritet të futen specialistët në nivelin 21 për të parë situatën e shkaktuar nga shpërthimi, ku dhe do të nisin kërkimet për tre minatorët kinezë.
Top Channel