Klevis Qose lirohet nga detyra si drejtori i përgjithshëm i burgjeve, ja kush e merr vendin e tij Ministria e Turizmit ka nisur fazën e parë të certifikimit dhe klasifikimit të strukturave akomoduese që është plotësimi i një formulari në portalin e “Albania”, ku vetë bizneset deklarojnë kriteret e përcaktuara në ligj që, sipas tyre, arrijnë t’i plotësojnë.
“Pas marrjes së deklaratave, grupet e vlerësimit do të dalin në terren për të bërë verifikimin e gjendjes reale të strukturave akomoduese”, thotë Elton Orozi, Ministria e Turizmit.
Ndarja strukturave akomoduese bëhet në 8 kategori nga bujtina tek hoteli. Por biznesi i gjykon kriteret tejet strikte.
“Ka disa kritere që janë të detyrueshme që standardi ku është bazuar ministria dhe i kemi sugjeruar edhe ne i ka të padetyrueshme. Kjo bën që biznesi të mos marrë vendin që i takon. Po marr një shembull të thjeshtë sipërfaqja e dhomave, është kriter me pikë, në Shqipëri është i detyrueshëm”, shprehet Zak Topuzi, Shoqata e Hotelieri Turizmit.
“Kjo nuk përjashton mundësinë e diskutimeve por sistemi duke qenë i gjerë me 8 kategori strukturash akomoduese krijon hapësirën që secila prej strukturave të gjejë veten tek një kategori, secili prej tyre do ta gjejë veten”, thotë Orozi.
Ligji i lë 60 ditë kohë bizneseve për tu vetërregulluar nëse nuk përmbushin kriterin e pretenduar. Ato struktura që nuk plotësojnë kushtet minimale do të mbyllen.
Top Channel