Rama nuk heq dorë nga thirrja për dialog, vendos stola betoni pasi protestuesit shkatërruan karriget (VIDEO)
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e kësaj partie në qytetin e Beratit, nga ku është shprehur se LSI-ja është e fokusuar te stabiliteti, qëndrueshmëria, mirëqenia e shërbim për çdo qytetar.
“Vendi ka nevojë për një politikë më bashkëpunuese e konsensuale, për një politikë larg konfliktit dhe me afër shërbimit qytetar”, tha Braimllari.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së theksoi se LSI-ja e Beratit është një ndër strukturat e kësaj partie më të organizuara. Ai kërkoi të zbatohet meritokracia dhe të forcohet roli i LSI-së. “Vendimet që marrim të jenë sa më kolegjiale dhe gjithëpërfshirëse”, tha ai.
Top Channel