Uji i oksigjenuar mund të shkaktojë infarkt

04/02/2017 00:00

Hydrogen Peroxide apo uji i oksigjenuar, siç njihet masivisht, është uji që përdoret gjerësisht për pastrimin e dhëmbëve, mjekimin apo pastrimin e plagëve dhe prerjeve të vogla etj.

Uji i oksigjenuar është promovuar si kurë natyrale dhe njerëzit besojnë se duke qenë i hiper-oksigjenuar mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit, por të gjitha këto argumente hidhen poshtë nga profesori i Mjekësisë në Universitetin e Kolorados, dr. Benjamin Hatten.

Sipas një studimi të dr. Hatten, jo vetëm që nuk ka asnjë provë shkencore për benefitet e ujit të oksigjenuar, por nëse ju merrni aksidentalisht më shumë sesa duhet, mund të rrezikoni helmimin apo atakun kardiak, veçanërisht në rastet kur përdoret Hydrogen Peroxide me përqendrim të lartë.

“Flluskat e oksigjenit të peroksidit mund të depërtojnë në rrugët e qarkullimit të gjakut dhe të bllokojnë furnizimin më gjak të trurit apo të zemrës”, thotë dr. Benjamin Hatter.

Sipas tij, njerëzit duhet të bëjnë shumë kujdes ose mundësisht të shmangin përdorimin e ujit të oksigjenuar me përqëndrim më të lartë se 5%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA