
Korabi nuk do të luajë as këtë javë në Peshkopi. Federata Shqiptare e Futbollit ka refuzuar kërkesën e klubit për të zhvilluar ndeshjen në stadiumin e vet, duke thënë se nuk plotëson kushtet.
Kërkesa është shqyrtuar nga Komisioni i Licensimit pranë FSHF-së, i mbledhur mbrëmjen e së premtes.
“Pasi mori në shqyrtimin kërkesëne KF Korabi për të licensuar stadiumin dhe për rrjedhojë zhvillimin e ndeshjeve të kampionatit atje, duke nisur që nga kjo javë, vendosi që të mos pranojë këtë kërkesë për mosplotësim të kushteve nga ana e klubit, të detyrueshme për t’u kualifikuar si objekt i licensuar”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Drejtuesit dhe tifozët dibranë shpresonin që të luanin për herë të parë në shtëpinë e tyre pas 53 vitesh.
Top Channel