Marrëveshja Shqipëri-SHBA 6 miliardë USD për gazin, Reuters jep detaje: Pakti është për 20 vite Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare Dritëro Agolli. Pas disa ditësh i shtruar në Sanatorium, për probleme me frymëmarrjen, shkrimtari i madh mbylli sytë pasditen e sotme.
Mjekët treguan për Top Channel se gjendja e tij shëndetësore u rëndua ndjeshëm deri sot, kur u nda nga jeta në ambientet e spitalit.
“Ai vuante prej kohësh, prej vitesh me probleme të mushkërive, respiratore dhe probleme kardiake për të cilën ai është asistuar në shtëpi. Në momentin e ardhjes, si problemet kardiake ashtu edhe ato respiratore ishin mjaft të rënduara dhe përveç tyre, shfaqi edhe probleme cerebrale, ku u asistua me metoda invazive të trajtimit intensiv për të tilla raste, por pavarësisht trajtimit intensiv e të kualifikuar, nuk u arrit të dilte nga kjo gjendje pasi kaloi në kushtet e një sufiçience multi-organore, nga e cila nuk doli dot”- u shpreh për Top Channel, Alma Cani, Shefe e Reanimacionit të Sanatoriumit.
Top Channel