Rezoluta për Shqipërinë, Bushati e Gjosha: Shtysë për reformat

01/02/2017 00:00

Pas miratimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian të  amendimeve e përgatitura nga europarlamentarët mbi rezolutën  e Raporterit për Shqipërinë Knut Fleckenstein, ka reaguar dhe Tirana zyrtare.

Për ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati projekt-rezoluta është ajo që është përsëritur vijimësisht pas marrjes së dritës së rekomandimit nga Komisioni për hapjen e negociatave: progresi në reformën në drejtësi, veçanërisht zbatimi i ligjit të “vetting”-ut është thelbësor për uljen në tryezën e bisedimeve të anëtarësimit.

Po ashtu, ka përshëndetur dhe ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, për të cilën kjo rezolutë është një tjetër shtysë e fortë, për të vazhduar punën me ritmet e duhura, me të gjitha reformat që mundësojnë luftën e ashpër kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe përmbylljen sa më të shpejtë të reformës zgjedhore.

Top Channel