“Të krijohet një parti politike”, dita e 36 e protestës, tubimit i bashkohen edhe personat e liruar sot nga Blloku i Sigurisë, marshohet nëpër Tiranë Banorët e fshatit Barbulloje e Re në Lezhë kundërshtojnë mënyrën se si po punohet për ndërtimin e rrugës së re. Ata ankohen se rruga po zgjerohet duke ngushtuar kanalin, ndaj i tremben përmbytjeve më të mëdha sesa ato që u kanë ndodhur deri tani.
Shqetësimin e ngritën në rubrikën “Ti raporton”, në Top Channel.
Banorët kërkojnë edhe trotuare për të ecur pa u rrezikuar nga automjetet.
“Jemi të gatshëm t’i prishim vetë rrethimet, vetëm që rruga të jetë brenda standarteve”, shprehet një banor, ndërsa idenë e tij e mbështesin edhe të tjerë.
Prej 20 vjetësh, banorët e kërkojnë ndërtimin e kësaj rruge, por duan që ndërtimi të jetë brenda standarteve. Në të kundërt, ata kërcënojnë se do të vazhdojnë të protestojnë.
Top Channel