Një avion i kompanisë “EasyJet” me 150 pasagjerë në bord bëri një ulje emergjente për shkaqe teknike në Aeroportin ndërkombëtar “Nikola Tesla” të kryeqytetit serb, Beograd.

Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës njoftoi se linja ajrore ishte duke udhëtuar në itinerarin Athinë-Hamburg, kur ekuipazhi komunikoi uljen emergjente dhe ulën avionin pa lënduar asnjë prej pasagjerëve.

Autoritetet e aeroportit njoftuan se, pas një kontrolli teknik, avioni do të vijonte udhëtimin dhe se nuk kishte shkaktuar pengesa për fluturimet e tjera të planifikuara, me përjashtim të një vonese të shkurtër në momentin e uljes emergjente.

Top Channel