Del Boske mbush 75-vjeç dhe tashmë zbulon sekretin e menaxhimit të një skuadre futbolli të suksesshme… Dallas Mavericks shkakton një tjetër befasi në NBA. Pasi mposhti San Antonio Spurs, skuadra teksane gjunjëzoi edhe kampionët në fuqi të Cleveland Cavaliers me rezultatin 104-97, duke shënuar fitoren e 7 në 10 ndeshjet e fundit, duke iu afruar tashmë ndjeshëm zonës “playoff”.
Vendimtar në këtë ndeshje për Dallas ishte Harrison Barnes me 24 pikë, ndërkohë që spikatën edhe Wesley Matthews e Yogo Ferrell me 21 dhe 19 pikë. Në krahun tjetër, Cleveland, që nuk kishte Kevin Love, i besoi të zakonshmëve LeBron James e Kyrie Irving, por pa mundur të evitojë humbjen.
Miami Heat nuk e ndal marshin e tij në NBA. Këtë radhë skuadra nga Florida mundi Brooklyn Nets104-96, duke regjistruar fitoren e 8 radhazi, falë 19 pikëve të Dion Waiters.
Në ndeshjet e tjera, Boston Celtics festoi në mënyrën më të mirë të mundshme vendin e dytë në Konferencën e Lindjes duke mposhtur Detroit Pistons 113-109, ndërsa Memphis Grizzlies fitoi në Arizona ndaj Phoenix Suns me rezultatin 115-96.
Top Channel