Klosi firmos marrëveshje me 7 bashkitë e qarkut Elbasan

30/01/2017 00:00

Shtatë bashkitë e qarkut të Elbasanit kanë nënshkruar me Ministrinë e Mirëqenies Sociale Paktin e cila vë para përgjegjësisë për më shumë shërbime të dyja palët.

Ministri Klosi e vuri theksin tek pamundësia financiare e bashkive për të realizuar shërbimet e domosdoshme sociale. Në këtë linjë ministria merr përsipër hartimin e dhe miratimin e fondit social.

“Ramë dakord me të 7 kryetarët e këtyre bashkive që këto shërbime në bashkëpunim dhe me partnerët mbështetës të këtij programi të krijohen brenda harkut kohor të 24 muajve”, tha Blendi Klosi, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit vlerësoi faktin se tashmës problemet më madhore sociale do të përballohen në bashkëpunim me pushtetin qendror.

“Shërbimet në Elbasan do zgjerohen, ne sapo kemi përfunduar ambientet për moshën e tretë dhe bashkë me kolegët do të shkëmbejmë eksperienca të vazhdueshme për të plotësuar ato shërbime që i mungon njërës bashki me bashkinë tjetër”, u shpreh Qazim Sejdini, kryetar i Bashkisë Elbasan.

Në kuadër të Planit Social, Bashkitë angazhohen që brenda 2018 të realizojnë disa shërbime të rëndësishme përsa i përket shërbimit social ndërsa nga ana e saj Ministria e Mirëqenies Sociale merr përsipër hartimin e udhëzuesve për vlerësimin e nevojave dhe për hartimin e Planit Social; hartimin e paketës rregullatore për ngritjen e Fondit Social etj.

Top Channel