“Dhuro gjak, dhuro buzëqeshje”

30/01/2017 00:00

Disa të rinj janë bërë pjesë e një nisme për dhurimin e gjakut në Lezhë.

Me moton “Dhuro Gjak, Dhuro buzëqeshje”, ata dhanë gjak për të sëmurët talasemikë dhe pacientë të tjerë. 

“Të bëjmë një fushatë ndërgjegjësimi për të gjithë të rinjtë për dhurimin e gjakut. Të gjithë shokët dhe shoqet e mia të ndërgjegjësohen sikurse unë për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve me talasemi”, thonë të rinjtë.

Të rinjtë e Lezhës kanë bërë thirrje për dhurimin vullnetar të gjakut, ndërsa thanë se nisma si kjo do të do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Top Channel