“21 Janari”, shpërblim për Aleksin. Gjykata njeh fajin e Gardës

30/01/2017 00:00

Kur hetimet 6-vjeçare nuk i kane zbuluar ende vrasësit e Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, Gjykata Administrative urdhëron Gardën e Republikës të dëmshpërblejë familjarët e Nikës që ndërrroi jetë në një spital në Turqi.

Gjyqtari Emiliano Ruli pranoi kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës i vrarë në protestën e 21 Janarit 2011.

Gjykata vendosi dëmshpërblimin të afërmve të të ndjerit me shumën e 66 milionë lekëve. Më herët, gjykata i dha të drejtë edhe familjarëve të tre viktimave të tjerë në bulevard, duke konsideruar edhe Bardhosh Myrtajn, si viktimë të pestë që ka lidhje me 21 janarin.

I riu, sipas gjykatës, i dha fund jetës gjatë zisë patologjike pasi nuk përballloi dot humbjen e të atit Faik Myrtaj.

Bazuar tek këto vendime, qeveria dha 1.2 milionë dollarë si dëmshpërblim për familjarët e të vrarëve.

Ndërkohë në Gjykatën Administrative janë nën gjykim edhe dy dosje të tjera, njëra për vëllezërit dhe motrat e të ndjerit Ziver Veizi dhe tjetra për vëllezërit dhe motrat e të ndjerit Faik Myrtajt.

Top Channel