“BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë”, Rama për Politico: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqipëria me kusht që…
Sipas Partisë Demokratike, me shkelje procedure dhe me dhunë, Edi Rama nuk lejoi edhe dje votën, gjatë zgjedhjeve për urdhërin e psikologut.
“Edi Rama nuk e humbi rastin për të treguar edhe dje modelin e tij për zgjedhjet, manipulimin, presionin dhe kapjen e votës, me farsën e madhe të Urdhërit të Psikologut, duke sjellë në krye njeriun e tij të besuar, Treska. Shkeljet që u bënë dje në votim, janë tipike të Edi Ramës. Mbledhja e psikologëve që punojnë në administratë me urdhër nga shefat, detyrimi i tyre për të votuar kandidaturën e qeverisë, kërcënimi me vendin e punës, presioni përmes ministrit Klosi, prishja e garës, moslënia kohë për kandidatët e tjerë, organizimi i autobuzëve nga rrethet, mungesa e kuorumit të nevojshëm. Komisioni i votimit ishte i zgjedhur nga ministria e Klosit, numëruesit nga ministria e Klosit, dhe pjesmarrja në votim ishte më pak se 50 përqind, në kundërshtim me ligjin”, lexohet në deklaratën e PD-së.
Sipas Partisë Demokratike, “Rama e kapi dhe këtë institucion, që duhej të ishte i pavarur, profesion i lirë”.
“Interesi i Ramës me manipulimin e këtyre zgjedhjeve, janë zgjedhjet që po vijnë, pasi dihet se psikologët e shkollave janë në kontakt me maturantët që kanë fituar të drejtën e votës. Kjo farsë, tregoi edhe një herë se Edi Rama nuk e lejon votën e lirë, ai kërkon të kapë zgjedhjet ku të mundet, të mbajë pushtetin me çdo kusht”, lexohet më tej në deklaratën e PD-së.
Top Channel