Pas stuhisë së shiut gjatë natës, si parashikohet moti këtë të shtunë, bien temperaturat Këtë të diel prokurori Përparim Hasa iu drejtua Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar për të dorëzuar formularin e pastërtisë së figurës, ndërsa më herët ka depozituar formularët e pasurisë dhe të karrierës.
Kur ka nisur numërimi mbrapsht nga afati i mbetur që llogaritet të jetë deri të hënën ora 16:00, gjyqtarët e prokurorët shfrytëzuan edhe të dielën për dorëzimin e formularëve. Deri më tani pranë ILDKPKI kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar 650 njerëz të drejtësisë.
Pritet t’i dorëzojnë në orët në vijim edhe 154 të tjerë. Si rrallë ndonjëherë e diela ishte ditë pune edhe në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dyert e të cilës janë mbajtur hapur edhe gjatë fundjavës për të marrë formularët e karrierës së gjyqtarëve.
“Kemi pasur angazhime në punë, gjykime, procese të ndryshme të cilat na kanë penguar“, sqaron gjyqtari Alfred Gjoni, për arsyen pse e kanë lënë të dielën këtë proces.
“Më i vështiri ishte formulari i pasurisë, se duhet të mblidhja edhe të prindërve”, shprehet gjyqtari Kujtim Vranici.
“Kanë kohë edhe nesër. Deri tani kanë dorëzuar 398 persona, numri i atyre që dihet të dorëzojnë dokumentacionin është mbi 500. Te ne dorëzojnë ndihmësit ligjorë dhe anëtarët e Gjykatës”, shprehet zëdhënësi i KLD, Elis Kuçi.
Top Channel