
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi këtë të premte një takim me strukturat e partisë në qarkun Shkodër, prej nga pohoi angazhimet e saj në kuadër të koalicionit qeverisës.
“Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike e cila i respekton marrëveshjet dhe nuk i prish ato. Ne jemi forca politike e cila është modeli i bashkëpunimit dhe i konsensusit”, deklaroi nënkryetari Luan Rama.
Ai shtoi se, LSI është gjithashtu një parti që pasqyron dimensionin qytetar të politikës shqiptare.
“Lëvizja Socialiste për Integrim është modeli i qytetarisë dhe i bashkëpunimit. Kjo, pasi LSI dëshmon dimensionin qytetar të politikës shqiptare”, tha Rama.
Të pranishëm në këtë takim veç nënkryetarit ishin edhe deputetët Agron Çela e Ylli Shehu.
Top Channel