KLD shpjegon arsyen e përjashtimit të gjyqtarëve nga gara për KED

27/01/2017 00:00

Me anë të një deklarate, Këshilli i Lartë i Drejtësisë njofton se janë përzgjedhur kandidatët që plotësojnë kushtet për anëtarë të KED, ndërsa thotë se tashmë lista me kandidatët që plotësojnë kushtet i është përcjellë Kuvendit.

Sa i përket akuzave të ngritura nga Partia Socialiste me anë të deputetes Vasilika Hysi se, për mungesë transparence në hartimin e listave, KLD sqaron se procedura e ndjekur nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër veçse zbatimin rigoroz të detyrimeve.

“Është e vërtetë për një moment se nga lista e kandidatëve janë përjashtuar disa gjyqtarë të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, por ato, janë përjashtuar sepse, ose kanë ushtruar funksionin e gjyqtarit në më pak se 10 vite, ose nuk kanë 2 vlerësime profesionale dhe etike “shumë mirë”, ose nuk kanë përfunduar ciklin e plotë katër ose pesë vjeçar të studimeve në drejtësi”, sqaron KLD.

Reforma në Drejtësi nisi zbatimin me ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ky është një  institucion i ri kushtetues me 9 anëtarë nga trupa gjyqësore dhe e prokurorisë që, sipas rregullave të reja, përzgjidhen me short.

Top Channel