Ilaçet për të pasiguruarit, fondi 600 milionë lekë

27/01/2017 00:00

Me hyrjen në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave, për mbulimin e të pasiguruarve me barna dhe shërbime të tjera shëndetësore, vërtetimi i punës del nga funksioni si dokument.

Po si do të bëhet dhënia e barnave me rimbursim për 600 mijë të pasiguruar në të gjithë vendin?

“Primare është sistemi i referimit. Merret rekomandim te mjeku i familjes, pastaj shkon te mjeku specialist, i cili përcakton diagnozën dhe shkon në farmaci për të marrë recetën”, shprehet Alketa Hila, nëndrejtoresha e Fondit të Detyrueshëm Shëndetësor.

Por, përjashtimet nga procedurat nuk i bëjnë ata të ndryshëm nga të siguruarit. Të pasiguruarit duhet të paraqesin kartën e shëndetit dhe një mjet identifikimi për të marrë një recetë me rimbursim.

Nëndrejtoresha e Fondit të Kujdesit shëndetësor na njeh edhe me koston që ka ky mbulim për qeverinë

“600 milionë lekë. Shifra që janë kursyer nga ulja e çmimeve dhe check up”, tha Hila.

Listave e barnave me rimbursim për vitin 2016 është shtuar me 56 barna të reja, ndërsa pritet që edhe këtë vit pjesë e kësaj liste të jenë edhe ilaçe të reja.

Top Channel