Kuvendi i zbardhi emrat që do të kalojne në short për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në zbatim të ligjit për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë.
Paralelisht me njoftimin për organizimin e shortit, Kuvendi ka publikuar edhe listat e kandidatëve, që plotësojnë kriteret për 9 pozicionet e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Numrin më të lartë të kandidatëve e ka sjellë Këshilli i Larte i Drejtësisë, me 28 të tillë, në një kohë kur në Këshillin e Emërimeve në drejtësi KLD do të ketë 3 anëtarë, 2 gjyqtarë nga Apeli dhe një nga administrativja.
Gjykata e Lartë ka sjellë 13 kandidatura për një vend në KED. Gjykata Kushtetuese ka 8 kandidatë për dy vende në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme ka tre kandidatura për tre vendet në KED, një nga prokuroria e përgjithshme dhe dy nga prokuroritë e Apelit.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, do të verifikojë kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë. Anëtarët e KED, do kenë një mandat një vjeçar, dhe selia e tyre do të jetë në ambientet e Gjykatës së Lartë.
Top Channel