Komisioni administrativ i Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e kritereve për prokurorët që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka vlerësuar se të gjithë aplikantët, në total 19, plotësojnë kushtet formale për të kandiduar për pozicionin e anëtarit në këtë strukture të re.
Komisioni i përbërë nga 5 anëtarë, në përfundim të kryerjes së verifikimeve të nevojshme dhe shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur prej kandidatëve, konstatoi se plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë kwta persona:
1. Anila Leka- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
2. Kostaq Beluri- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
3. Ramadan Troci- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
4. Luan Kaloci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
5. Bujar Hoti- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës
6. Arben Dollapaj- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër
7. Besa Nikehasani- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër
8. Adriatik Cama- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
9. Antoneta Sevdari- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
10. Arben Nela- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
11. Dritan Rreshka- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
12. Shpetim Kurti- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
13. Besnik Muci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda
14. Gentian Osmani- Prokuror pranë Gjykatës për Krimet e Rënda
15. Besnik Cani- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan
16. Elsion Sadiku- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë
17. Dritan Prenci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës
18. Arta Marku- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër
19.Vatë Staka – Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër
Në bazë të parashikimeve ligjore, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të jenë 6 anëtarë prokurorë, nga të cilët: 1 anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtarë nga Prokuroritë e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përbëhet nga 11 anëtarë, 5 prej të cilëve do të jenë jashtë strukturës së institucionit të Prokurorisë.
Top Channel