Grevë për dëmshpërblimet, prefekti i Shkodrës: Qeveria “Berisha”, asnjë vendim

25/01/2017 00:00

Disa banorë të zonës së Nënshkodrës nisën grevën e urisë, për të kërkuar dëmshpërblimet e përmbytjeve të vitit 2010-2011.

Tetë persona tentuan të futen në mjediset e Prefekturës së Shkodrës për të nisur grevën e urisë, por pasi nuk u lejuan nga policia, ata po përdorin stolat para shatërvanit në qendër të Shkodrës.

“Kanë përdorur masa nga më ekstremet. Ktheja buzëqeshjen Shkodrës se është e jotja. Për çdo gjë të paqartë i ke në parlament. Zoti kryeministër, nëse do ta dish kush i ngriti portat, i ke në parlament”, thotë  Pal Marku.

“Do të kërkojmë deri në ditën e vdekjen, o të drejtën tonë ose nuk ka rrugë tjetër”, thotë Gjon Laca.

Në lidhje me këtë shqetësim ka reaguar edhe prefekti i Shkodrës, Pulin Rdovani, sipas të cilit, vlerësimet e treta për dëmet nga përmbytjet nuk kanë kaluar fare në qeveri.

“Nuk është paraqitur fare në mbledhjen e qeverisë. Mendoj se është rreth 2 miliardë e më shumë. Nuk ka fare vendim qeveria, ndërsa kjo e treta është lënë”.

Ai u ka bërë thirrje banorëve që të mos e zhvillojnë grevën në të tilla kushte atmosferike, pasi ky problem nuk mund të zgjidhet në këtë mënyrë.

Top Channel