Spanjë, 19-vjeçarja dhunohet për arsye politike

24/01/2017 00:00

Momenti shokues kur një grup personash, të dyshuar si anëtarë të së majtës radikale, kanë dhunuar një adoleshente është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe një dëshmitar.

Nga pamjet e filmuara dallohen disa meshkuj të cilët godasin me grushte e shqelma 19-vjeçaren në një lokal në Murcia të Spanjës.

Videoja e filmuar nga një prej dëshmitarëve të ngjarjes  bashkë me kamerat e sigurisë i kanë kaluar policisë, e cila ka bërë publike pamjet me shpresën se me ndihmën e qytetarëve do të identifikojnë dhunuesit.

19-vjeçarja u sulmua nga disa persona, shumica e të cilëve meshkuj që mbanin të vënë kapuç dhe kapele.

Dy prej dhunuesve, një 21-vjeçar dhe një 18-vjeçar u arrestuan disa orë pas ngjarjes jashtë lokalit të quajtur “La Boca del Lobo”. Katër të tjerë janë shoqëruar si të dyshuar.

Një burim i pakonfirmuar i mediave lokale, bëjnë të ditur se agresorët kanë qenë aktivistë të së majtës ekstreme dhe adoleshentja u sulmua sepse kishte një veshje tipike të neonazistëve, megjithatë nga pamjet e sigurisë kjo e fundit nuk mund të konfirmohet.

Ndërkohë që më vonë një burim i policisë spanjolle ka deklaruar se ka dyshime se sulmi ka qenë i motivuar politikisht, raporton Daily Mail.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA