Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona Figura kyçe të administratës së Donald Trumpit janë përfshirë në një luftë të re verbale me median. Të shtunën ishte vet presidenti, ai që dënoi shtypin për raportet mbi turmat e mbledhura në ceremoninë e tij të betimit më 20 janar.
Këtë herë ishte shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus, ai që u hodh në aksion. “Ekziston një mani e mirëfilltë për të delegjitimuar presidentin, – deklaroi Priebus. – Por nuk do të rrimë duarkryq e thjesht të pranojme se çfarë thonë. Ne do të luftojmë çdo ditë, dhëmbë për dhëmbë”.
E vërteta, megjithatë, është se fotot e publikuara këto ditë tregojnë se, në ceremoninë e betimit të Barack Obamës në vitin 2009 kishte më shumë njerëz. Deklaratat e kundërshtuara të Sekretarit të Shtypit në administratën e re, Sean Spicer, se ishin 720 mijë vetë të mbledhur në “National Mall” të Uashingtonit u denoncuan në “New York Times” si pretendime të rreme, e “CNN” dhe “ABC News” e vunë gjithashtu në dyshim shifrën e ofruar.
Stafi i miliarderit i mbrojti më vonë pohimet e Spicer, duke i përshkruar si “fakte alternative”, e u hodh në sulm duke ndjekur linjën e shefit të ri të Shtëpisë së Bardhë, që i cilësoi reporterët si “disa prej qenieve njerëzore më të pandershme të planetit” .
Argumenti që nxjerrin ndihmësit e Trumpit është se nuk ka asnjë mënyrë për ta llogaritur saktë numrin e pjesëmarrësve në ngjarje të këtyre përmasave. Shtypi vendas ama nuk bindet.
“Washington Post” shkruan se të dhënat e gabuara të Shtëpisë së Bardhë tregojnë se, mënyra tradicionale e raportimit mbi presidentin ka vdekur. “Politico” paralajmëron për pasoja të rënda nga marrëdhënia e vështirë e ekipit të Trumpit me të vërtetën; revista “Atlantik” pyet se çfarë mund të bëjë kjo qeveri në momente vërtet të rëndësishme, kur gënjen për gjëra kaq të vogla; e “Hunffington Post” kërkon që më shumë sesa përmbajtja e gënjeshtrës, njerëzit të fokusohen më shumë te fakti i rëndë që “administrata gënjeu”.
Top Channel