Një problem kompjuterik uli në tokë mbrëmjen e së dielës fluturimet e brendshme të “United Airlines”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ato ndërkombëtare nuk patën asnjë problem.
Kompania ajrore njoftoi përmes rrjetit social Twitter se të gjithë ngërçin e kishte shkaktuar një “çështje IT-je”. CNN kujton se edhe në muajin tetor United i vonoi me disa orë fluturimet e saj pas problemeve me sistemin e raportimit të peshës, ndërsa në qershor “software” i përdorur për planin e fluturimit doli për pak kohë jashtë funksionimit e një muaj pas kësaj, po një problem kompjuterik bllokoi aksesin tek të dhënat e rezervimeve.
“United Airlines” nuk është megjithatë e vetmja linjë arjore në Shtetet e Bashkuara që përjeton situata të tilla. Një sërë linjash të tjera kanë hasur në probleme të ngjashme vitin e kaluar, e një pjesë e tyre ia kanë hedhur fajin kompanisë së “softuware”-ve Sabre Corp, me qendër në Teksas.
Top Channel