Aksident në Durrës, humb jetën 72-vjeçarja

23/01/2017 00:00

Një 72-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një mjet në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor Shkozet-Plepa, në vendin e quajtur “Mbikalimi i trenit”. Izmir Halili, 22 vjeç duke drejtuar mjetin e tij tip Benz ka përplasur këmbësoren Z. M, 72 vjeç banuese në plazh. Ajo ka qënë duke kaluar karrexhatën nga një krah në tjetrin.

Për pasojë e moshuara ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit. Halili është arrestuar në akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Top Channel