Sherr mes dy familjesh në Dibër; 2 të plagosur

22/01/2017 00:00

Dy të rinj janë konfliktuar fizikisht mes tyre pasi kanë pirë së bashku në një lokal në Sllovë të Dibrës dhe ky konflikt ka përfshirë edhe familjarët e tyre, duke shkaktuar dy të plagosur.

Forcat e rendit kanë ndërhyrë në kohë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar. Pasi janë larguar nga lokali dhe janë nisur për në drejtim të fshatit Trojak janë konfliktuar përsëri fizikisht me njëri- tjetrin dhe të dy kanë njoftuar familjarët e tyre. Në konflikt janë përfshirë dy vëllezërit e shtetasit V.B, si dhe babai e vëllai i shtetasit E.Ç. Gjatë konfliktit fizik shtetasi M. Çera 59 vjeç, babai i shtetasit E.Ç, ka plagosur me thikë shtetasin B.B, 26 vjeç, vëllain e shtetasit V.B. Gjithashtu, si pasojë e konfliktit fizik është dëmtuar me sende të forta njëri nga protagonistët e konfliktit shtetasi E.Ç, 29 vjeç, i cili është dëmtuar nga shtetasi H.B, 24 vjeç, vëllai i protagonistit tjetër të konfliktit, shtetasit V.B, 27 vjeç.

Top Channel