KQZ: Nuk ka kohë për votimin elektronik

22/01/2017 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur një bashkëpunim me ekspertë nga Korea e Jugut  për të kryer një studim sesi mund të përdoret teknologjia në zgjedhje. Teorikisht, kjo është e mundur.

Denar Biba, kryetar i KQZ-së, thotë: “Teknologjia në zgjedhje është e mundur. Praktikat botërore janë aty dhe janë realizuar”.

Por, teorikisht nga praktikisht janë shumë larg njëra-tjetrës: “Projekte të tilla kërkojnë kohë dhe pilotim paraprak përpara se të realizohen në shkallë të gjerë. Kur them kohë, e kam fjalën nga 20 muaj deri në dy vjet”.

Dhe po kaq hapur, kryetari i KQZ-së dha opinionin e tij se koha deri në zgjedhje është e pamjaftueshme edhe për zbatimin e projekteve-pilot për teknologjinë që parashikohen aktualisht në Kodin Zgjedhor.

“Unë nuk njoh ndonjë vend që ta ketë bërë në 5 muaj implementimin e teknologjisë në zgjedhjet e vendit të vet”, tha Biba.

Top Channel