Ndihmat nga ajri, helikopterët e ushtrisë në zonat e bllokuara nga bora

21/01/2017 00:00

Helikopterët e ushtrisë vijojnë shpërndarjen nga ajri të ushqimeve për banorët e zonave të izoluara nga dëbora. Pavarësisht një moti të mirë, fshatra në veri të vendit vazhdojnë të mbeten të bllokuara.

Forca Ajrore në bashkëpunim me  Emergjencave Civile, vijuan shpërndarjen e ndihmave ushqimore gjate se premtes ne tre drejtime. Kamera e Top Channel ndoqi fluturimin  ne 
fshatin Ketë, Njësia Administrative Xibër, Bashkia Klos dhe më pas në fshatin Lam i Madh, Njësia Adminstrative Derjan, Bashkia Mat.

Por helikopteret e ushtrise fluturuan edhe në fshatin Theth, të njësise Administrative Shalë, në Shkodër, si edhe një tjetër fluturim u krye në fshatin Kalis, Njësi administrative e bashkisë së Kukësit.

Forcat ushtarake shpërndan 4 ton ndihma, nga 1 ton ndihma ushqimore për çdo fshat.

Strukturat e Forcës Ajrore dhe Komandës Mbështetëse kanë vijuar edhe gjatë të shtunës shpërndarjen e ndihmave në fshatra të ndryshme të veriut që mbeten ende të izoluara.

Top Channel