Nisi si një protestë homazh për 4 viktimat e 21 Janarit 2011, por degjeneroi në përplasje fizike mes simpatizantëve të Aleancës Kuq e Zi dhe policisë, e cila kishte rrethuar Kryeministrinë.

Ishte Kreshnik Spahiu që lëshoi i pari flakadanët në drejtim të godines se Kryeministrisë.

Disa protestues, me zinxhirë nëpër duar u ndaluan nga policia, përpara shkallëve të Kryeministrisë.

Pas rreth një ore, protestuesit iu drejtuan Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku edhe mbahen disa prej të arestuarve.

Top Channel