Sekuestrohen 5.5 kg heroinë në Athinë, u gjetën në makinën shqiptare

20/01/2017 00:00

5.5 kilogramë heroinë e pastër u sekuestrua prej anti-drogës greke,në Aleksandrupoli të Greqisë.

Sipas burimeve policore,lënda narkotike ndodhej e presuar në disqet e automejtit të markes Volksvagen Passat me targa shqiptare,që drejtohej nga një 32-vjeçar shqiptar,emri i të cilit nuk bëhet publik.

Burimet policore i thanë Top Channel se kishin informacion prej kolegëve të tyre shqiptarë, lidhur me trafikimin e heroinës nga kufiri turko – grek në zonën e Evros.

Mbas verifikimit të targës dhe verifikimit të personit që e ngiste makinën, autoritetet greke kanë lejuar të hyjë automjeti pa kontrolluar, duke organzuar atë që në gjuhën policore quhet “kalim i kontrolluar”.

Pak kilometra më tej, automjeti u ndalua dhe lënda narkotike u gjet e presuar në disqet e makinës. Policia thotë se autoritetet shqiptare iu kanë dhënë detaje homologëve grekë, edhe për personat që e prisnin një pjesë të ngarkesës në Athinë. Dy shqiptarë janë shpallur në kërkim në Greqi lidhur me këtë ngjarje.

Dyshohet se organizata e trafikut të narkotikëve në këtë mënyrë,ka kryer disa herë të njëjtin itinerar. Hetuesit po kërkojnë edhe anëtarët e tjerë të organizates që furnizojnë me sasi droge trafikantët shqiptarë të heroinës.

32-vjeçari u dërgua fillimisht në gjykatën e Aleksandupolit për masë sigurie,e në vazhdim do të transferohet në Athinë,ku dhe do të merret në pyetje nga agjentët grekë të antidrogës.

Top Channel