Fier, 50-vjeçari i vë flakën vetes; e shpëton policia

19/01/2017 00:00

Një 50-vjeçar i ka vënë flakën vetes paraditen e së enjtes pranë ambjenteve të një komisariati policie në qytetin e Fierit.

Agjentët që janë ndodhur aty pranë janë vënë në lëvizje, duke arritur të shuajnë zjarrin dhe më pas duke e dërguar personin në spital.

Ai është identifikuar si shtetasi Marko Sillo, nga Pishë Poro. Shkak për këtë veprim mësohet se ka qënë gjëndja depresive e 50-vjeçarit si pasojë e braktisjes nga e bija dy vjet më parë.

Kjo e fundit bashkjeton me një shtetas shqiptar në Itali, por i ati i saj pretendon se vajza, 23 vjeçe, është trafikuar. Sillo ka bërë denoncim pranë policisë vetëm disa ditë më parë, ndërkohë që vajza është larguar nga banesa në vitin 2014.

Top Channel