Bulqizë, digjet shtëpia e kryeplakut të Viçishtit
19/01/2017 00:00
Banesa e kryeplakut të fshatit Viçisht në Bulqizë është përfshirë nga flakët. Burimet policore bëjnë të ditur se nuk ka pasur lëndime në njerëz.
Konstatohet se është djegur kati i parë i banesës së F. C, dhe shkak dyshohet të jetë rrjedhja e një bombule gazi. Nga zjarri ka vetëm dëme materiale, ndërsa personat që ndodheshin brenda në banesë kanë mundur të dalin jashtë pa pësuar lëndime.
Top Channel