“Është më i rrezikshmi”, pas akuzave të Vuçiç, përgjigjet deputeti shqiptar në Serbi: S’kam kërcënuar askënd me hakmarrje në emër të kombit tim Përveç trenit provokues, një tjetër tren lidh çdo ditë Beogradin me Prishtinën. Ai niset nga Serbia qendrore dhe mbërrin në Mitrovicën Veriore.
Çdo ditë nga stacioni i trenit në Kralevë, niset nga një tren për në Kosovë nga Serbia qendrore. Udhëtarët prej vitesh udhëtojnë me këtë linjë drejt Veriut të Kosovës. Një pjesë kanë punë e familje dhe të tjerët janë studentë. Probleme nuk kanë patur deri më tani.
Vox1: Jam student i edukatës fizike në Leposavic dhe udhëtoj me këtë tren pasi është me e lehtë.
Edhe pas incidenteve me trenin, ata kanë vendosur të udhëtojnë në linjen që duhej zgjatur deri në Beograd. Ky tren është i pranueshëm. Pasagjerët thonë ndjekin planin e tyre të udhëtimit dhe oraret.
“Zakonisht bëjnë kontroll të dokumentave dhe kjo është e zakonshme. Por, mund të them se ka sjellje korrekte. Kam udhëtuar gjithmonë me këtë linjë. Nuk e di çfarë janë këto ngjarjet e fundit, më shumë politike se sa praktike”, thonë pasagjerët.
Treni pas një kohe arrijnë në pjesën Veriore të Mitrovicës. Pasagjerët vazhdojnë jetën e tyre.
Por, kur treni ‘i provokimit’ u nis nga Beogradi shkaktoj probleme. Kjo detyroi Policinë e Kosovës të zbarkojë në Veri për herë të dytë në histori.
Top Channel ka pyetur Ministrinë e Mbrojtjes për shtimin e forcave ushtarake gjatë kufirit. “Nuk ka koment lidhur me këtë çështje”, ka qenë përgjigja zyrtare.
Politika, megjithatë, vazhdon rrugëtimin e saj. Presidenti Tomisllav Nikolliç takoi ambasadorin amerikan. Me kritika për krijimin e Kosovës, ai shpreson se administrata e re e Uashingtonit do të jetë më e kujdesshme.
Në kryeqytetin e Serbisë flitet për luftë dhe për paqe. Qytetarët janë të ndarë për zhvillimet.
Top Channel