Kontrolli ushqimor; Task forcë për thertoret e mishit

18/01/2017 00:00

Ministria e Bujqësisë i ka kërkuar Bashkisë Krujë mbylljen e tregut të kafshëve të gjalla në Tapizë, pasi ky treg nuk plotëson standardet higjieno-sanitare dhe kushtet veterinare të tregtimit të kafshëve.

Por pavarësisht kësaj kërkese, tregu i gjësë së gjallë në Tapizë nuk është mbyllur. Tani një task-forcë special do të merret me këtë problem të mbrehtë për shëndetin publik.

Tregtarët thonë jashtë kamerave se tregu qëndron i hapur ditën e mërkurë dhe të shtunë nga ora 3 e mëngjesit.

Në muajin nëntor kryeministri Rama mbodhi kryetarët e bashkive të cilëve u kërkoi mbylljen e tregjeve informale. Por kjo nuk ka ndodhur. I gjendur përballë mosveprimit të bashkive si kjo e Krujës, ministri Panariti kërkoi ndërhyrjen e ministrit të Pushtetit Vendor Bledi Çuçi. Ndërsa nga dita e enjte nis punën një task-forcë për mbylljen e tregjeve që nuk përmbushin standardet.

Sinc “Këtu roli është i kryetarëve të bashkisë, asnjë bashki nuk duhet të tolerojë të ketë tregje të palicensuar në territorin e vet”, u shpreh Bledi Çuçi, ministër i Pushtetit Vendor.

Ministri Panariti kërkoi forcimin e masave kundër shkelësve të ligjit.  “Duhet të ndiqen penalisht jo vetëm të gjobiten apo ty sekuestrohet produkti, do të propozojmë forcimin e sanksioneve”, u shpreh ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Aktualisht janë rreth 5 tregje rajonale të certifikuara, ku kafshët theren dhe tregtohen sipas standardit. Por janë me dhjetëra tregjet informale të cilat janë vatër edhe e kontrabandës së gjësë së gjallë pasi tregtohen të paregjistruara.

Top Channel