Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë në shkolla: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, do të bëjmë kontrolle të vazhdueshme Pas tetë muajsh, njësia taks forcë pezulloi hetimet që synonin të zbulonin personat që kishin vendosur një pajisje transmetuese të zërit në paradhomën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Megjithëse ekspertët e këqyrën këtë pajisje, ata nuk mundën të përcaktonin se kur aparati marrës ishte instaluar në paradhomën e ministrit Tahiri, ndërkohë që as kamerat e sigurisë, të kontrolluara, nuk mundën të identifikojnë persona të dyshimtë që kishin akses në këto ambjente.
Prokurori i çështjes, që nga muaji maj ka kryer një sërë veprimesh hetimore bashkë me policinë shkencore, por ka qenë e pamundur të zbulohej autori i dyshuar.
Pajisja u zbulua pranë një letërgrirëseje dhe menjëherë nga Ministria e Brendshme u depozitua kallëzimi në prokurori.
Për këtë çështje u mor në pyetje edhe sekretarja e ministrit të Brendshëm, por nuk dolën të dhëna me vlerë që do të finalizonin gjetjen e të dyshuarve. Prokuroria thotë se hetimet do të mbeten të pezulluara derisa të dalin të dhëna me interes për dosjen.
Top Channel