Më zërin mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Të këndojmë, të bërtasim, të pëshpërisim fjalë të ëmbla. Gjithashtu e përdorim për të aktivizuar pajisje apo të tregojmë se kush jemi në banka.

Por tashmë shkencëtarët besojnë se zëri na tregon se kur kemi një sëmundje. Një program amerikan, i quajtur Canary Speech po zhvillohet për të analizuar bisedat duke përdorur makina që mësojnë për të testuar numrin e sëmundjeve neurologjike dhe njohëse, si për shembull Parkinson apo Dementia.

Projekti ka lindur nga një eksperiencvë e dhimbshme personale për bashkëthemeluesin e saj, Henry O’ Connell.

“Pata mundësinë të kisha një mik prej 30 vjetësh, i cili para 6 vjetësh u diagnostifikua me sëmundjen e Parkinsonit. Miku im më tha se kur u diagnostikua me sëmundjen i thanë se vuante prej 10 vitesh nga Parkinsoni”, rrëfen O’ Connell.

Si pjesa më e madhe e sëmundjeve, diagnostifikimi i hershëm luan një rol kryesor në menaxhimin e kushteve, por së fundmi shkencëtarët kanë nxjerr në pah vështirësitë e diagnostifikimit korrekt, me doktorët që shpesh ngatërrohen në shpjegimin e simptomave. Dhe sa më e gjatë të jetë periudha e padiagnostifikuar, më të rënda do të bëhen simptomat.

Canary Speech funksionin me algoritmet që ekzaminojnë një fjalim të pacientët me kushte të veçanta, përfshi Alzheimer, Dementia apo Parkinson.

Kjo u jep mundësinë për një numër shenjash para dhe pas diagnostifikimit, përfshi llojin e fjalës që përdoret, frazën e tyre dhe të gjithë cilësinë e fjalimit.
Për shembull, një simptomë e sëmundjes është zbutja e zërit, diçka që bie në sy për ata që i kemi njerëz të afërt. Por programi i Canary Speech  është i aftë të tregojë dhe ndryshime të vogla të fjalimit.

Qëllimi kryesor është që të jenë në gjendje që në fillimin e këtyre kushteve më shpejt se sa është e mundur aktualisht. Në provat e para, programi u përdor për analiza në kohë reale të një bisede mes pacientit dhe personelit.

Top Channel