Ndahet nga jeta babai i Lorenc Vangjelit, analisti mesazh lamtumire: Ndërroi jetë i qetë dhe i rrethuar nga familja
Në kuadër të një vendimi të Këshillit të Ministrave lidhur me shtesat në pallate, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ka zhvilluar këtë të hënë një takim me stafin e ALUIZNI-t në Tiranë.
Në fjalën e saj, Gjermeni ka nënvizuar se, vendimi ka ngjallur në masë interesin e ndërtuesve dhe për këtë ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha palëve.
“ALUIZNI duhet të bashkëpunojë me bashkitë në mënyrë që qytetarët e prekur nga shkelja e detyrimeve nga ndërtuesit të mund të përfitojnë”, ka thënë Gjermeni.
Ajo i ka bërë thirrje stafit të ALUIZNI-t në të gjithë vendin që punën e parashikuar në këtë proces ta realizojë në një kohë sa më të shkurtër.
Top Channel