Dhuna, denonco për të shpëtuar

16/01/2017 00:00

Përvec policisë, një rol kyç për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, tashmë do të marrë edhe pushteti lokal.

“Apeli për gratë është që të denoncojnë pasi vetëm kështu mund të shpëtojnë jetën e tyre. Atyre do t’u ofrohet ndihma e instituconeve. Tani, edhe pranë njësive administrative vendore do jetë një punonjës i atashuar i cili do ndjekë viktimat e dhunës në familje”, thotë Lindita Lushaku, Specialiste e dhunës në familje në Policinë e Tiranës.

Por dhuna në familjet shqiptare, vijon edhe pas divorcit.

“Një fenomen shqetësues që vihet re është edhe dhuna nga ish bashkëshorti ndaj  bashkëshortes pas ndarjes. Kto lindin si pasoje e konflikteve për takimet e fëmijëve. Ndahet cifti por jo fëmijet dhe kjo ndikon në rritjen e tyre”, shton Lushaku.

Vetëm në kryeqytet, gjatë 2 javëve të para të 2017-ës janë plotësuar më shumë se 30 urdhra të menjëhershëm të mbrojtjes.

Top Channel