Manjani vijon replikat me Tahirin: Punë, jo hashash

14/01/2017 00:00

Nga burgu i grave, ku asistoi lirimin e të dënuarave, njëra prej të cilave do të angazhohet pranë emisionit “The Voice” në Top Channel, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani vijoi replikat në distancë me kolegun e tij në qeveri, Saimir Tahiri.

Pa e përmendur me emër, Manjani tha se vetëm punësimi i ligjshëm është rruga e duhur, pasi kanabisi nuk është një opsion.

“Falenderoj një prej televizioneve që një nga gratë do të fillojë punë. Më falni për reklamën por Top Channel e ka bërë këtë gjë, kështu që besoj se edhe pjesa tjetër e biznesit privat do ketë dashamirësinë për t’i angazhuar këto gra dhe të tjerë që lirohen nga amnistia në punë të ligjshme. Theksoj “të ligjshme”, sepse kanabisi dhe të tjerat nuk janë opsion”, tha Manjani.

Top Channel