Haxhi Giu “ngriva-shkriva”, lirohet por rikthehet në qeli

14/01/2017 00:00

Edhe ish prokurori Haxhi Giu, ishte një nga 731 të dënuarit që përfitoi nga amnistia.

Por liria e tij u vu në dyshim shpejt. Një orë pasi doli nga mjediset e burgut të Peqinit, ish prokurorit të dënuar për korrupsion, iu kërkua të rikthehej në qeli.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ky veprim është bërë për të kryer një verifikim shtesë të procedurave të lirimit të ish-prokurorit dhe kontrollimin e dokumentacionit nga ana e juristëve të institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale.

Haxhiu Giu u dënua nga gjykata e Krimeve të Rënda me 2 vjet e katër muaj burg nga të cilat kreu vetëm 1 vit e 3 muaj, ndërsa periudha e mbetur 9 mujore i amnistohet.

Ish prokuroria Giu u arrestua më 2 dhjetor 2015 pasi kishte marrë 29 mijë euro në këmbim të zbutjes së akuzave ndaj një personi.

Top Channel